{"product_id":"naim-frasheri-poezi-te-zgjedhura","title":"Naim Frashëri: Poezi Të Zgjedhura","description":"Naim Frashëri vuri themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e tij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm në luftën e saj për liri e progres. Naimi krijoi traditën e letërsisë patriotike, qytetare, ai solli në letërsi botën shqiptare, aspiratat jetike të popullit. Dashuria për Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombëtare dhe besimi në të ardhmen, ideja e madhe e çlirimit, formojnë thelbin romantik të veprës së tij. Naimi e afroi letërsinë me popullin, duke trajtuar tema të reja, të ndryshme nga ato të letërsisë së vjetër, temat e problemet e kohës. Në formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktorë, por faktori kryesor ishte jeta e popullit të vet dhe lëvizja e tij për çlirim kombëtar. Naimi njohu disa tradita poetike të huaja, prej të cilave mori elemente që u tretën mjaft natyrshëm në veprën e vet. Por krijimtarisë së tij vulën e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli të vet. Traditat poetike popullore, që përbën një nga burimet e formimit të tij si poet, i dha shumë më tepër nga çdo traditë tjetër. Lidhja me të u shpreh jo vetëm në gjuhën e poezisë së Naimit dhe në figuracionin e pasur, por, në radhë të parë, në përmbatje dhe në frymën e saj. Naimi është bilbili i gjuhës shqipe, mjeshtër i fjalës. Vepra e tij vuri bazat e gjuhës letrare kombëtare shqipe, e cila do të njihte më vonë një zhvillim të mëtejshëm, për të arritur gjer në shqipen e sotme letrare kombëtare të njësuar e të zhvilluar. Tradita që krijoi Naimi, është e gjallë dhe frymëzuese edhe në jetën e shoqërisë sonë të sotme. Naimi më tepër se shkrimtar, është poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare.\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003cb\u003eAuthor:\u003c\/b\u003e Naim Frasheri\u003cbr\u003e\u003cb\u003ePublisher:\u003c\/b\u003e Createspace Independent Publishing Platform\u003cbr\u003e\u003cb\u003ePublished:\u003c\/b\u003e 04\/23\/2014\u003cbr\u003e\u003cb\u003ePages:\u003c\/b\u003e 212\u003cbr\u003e\u003cb\u003eBinding Type:\u003c\/b\u003e Paperback\u003cbr\u003e\u003cb\u003eWeight:\u003c\/b\u003e 0.70lbs\u003cbr\u003e\u003cb\u003eSize:\u003c\/b\u003e 9.02h x 5.98w x 0.48d\u003cbr\u003e\u003cb\u003eISBN:\u003c\/b\u003e 9781499239270\u003cbr\u003e\u003cb\u003eLanguage:\u003c\/b\u003e Albanian\u003cp\u003e\u003ci\u003eThis title is not returnable\u003c\/i\u003e\u003cbr\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Createspace Independent Publishing Platform","offers":[{"title":"Paperback","offer_id":53325067059498,"sku":"9781499239270","price":26.81,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/1022\/4553\/1946\/files\/img_ac16dc88-e739-44ea-97eb-68981ed1918c.jpg?v=1793059681","url":"https:\/\/delvanta.shop\/products\/naim-frasheri-poezi-te-zgjedhura","provider":"Whitmore Lane","version":"1.0","type":"link"}